LIFESTYLE, 13 Prill 2023, 15:19

Njihej si ‘nëna e minifundit’/ Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare dizajnerja e modës, Dame Mary Quant

Njihej si ‘nëna e minifundit’/ Ndërron jetë në

E njohur ndryshe si ‘nëna e minifundit’, dizajnerja e modës Dame Mary Quant, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj, duke njoftuar se Quant ndërroi jetë paqësisht në shtëpi në Surrey këtë mëngjes.

“Ishte një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës të shekullit të 20-të dhe një novatore e shquar Ajo hapi dyqanin e saj të parë Bazaar në Kings Road në 1955 dhe talentet e saj largpamëse krijuan shpejt një kontribut unik në modën britanike.”, tha familja në mesazhin e saj.

Dame Mary ishte një nga figurat më me ndikim në skenën e modës të viteve 1960 dhe vlerësohet se e bëri modën të aksesueshme për masat me modelet e saj të hijshme, të efektshme dhe të gjalla.

E lindur në Londrën juglindore më 11 shkurt 1930, Dame Mary prindërit i kishte mësues. Ajo fitoi një diplomë në vitet 1950 në Kolegjin Goldsmiths, ku u takua me bashkëshortin e saj Alexander Plunket Greene, i cili më vonë ndihmoi në krijimin e markës së saj.