TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa sot mediat kosovare raportuan se stilisti i njohur Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Turqi, pasi u kap me drogë, avokati i tij Besnik Berisha ka mohuar lajmin.
Në një prononcim për Telegrafin ai tha se stilisti nuk është arrestuar dhe se Turqi, ndërsa pohoi se ai ndodhet në Dubai.
“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është iniciuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij të biznesit. Valdrini ka pasur një çantë dore, të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe ka kërkuar që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, shtoi avokati i stilistit të njohur.