TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atmosferë festive e vintage, muzikë dhe zhurma e makinave të vjetra. Kjo ishte atmosfera në sheshin “Skënderbej” sot, ku po ekspozohen mjetet historike, ndërsa nostalgjikët soditën makinat e veçanta. Veturat, një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës, janë vizituar nga qytetarë të shumtë që fiksuan në telefonat e tyre fotografi para këtyre makinave.
Makinat retro kanë ngjallur nostalgjinë e më të vjetërve dhe kuriozitetin e më të rinjve.
Ekspozimi i mjeteve retro u organizua ndërsa mbahet në Tiranë simpoziumi “Bashkëpunim dhe partneritet me Qeverinë dhe institucionet e tjera”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA). Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA, në nëntor 2022.