TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të diskutojë dhe shqyrtojë një sërë çështjesh, mes tyre dy interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike, si dhe projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.
Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa në fillim të saj do të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 17 shtator 2026, për t’u vijuar më pas me njoftimet. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente. E para është me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelanca e dytë është me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, po ashtu e kërkuar nga deputetë të opozitës.
Një nga çështjet kryesore që do të shqyrtohet është projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”. Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.
Në përfundim të rendit të ditës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar më herët nga grupimi “Flamingot”.
Në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit janë vendosur gardhe metalike, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.
Masat e sigurisë janë marrë për mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare.
Forcat e rendit kanë bllokuar disa prej akseve që të çojnë drejt godinës, duke kufizuar lëvizjen në zonën përreth Kuvendit.