AKTUALITET, 23 September 2026, 21:45

Përfundon protesta e 116-të në Tiranë, qytetarët bëjnë thirrje: Nesër më shumë

Ka përfunduar protesta e 116-të kundër qeverisë, pas marshimit të qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Gjatë protestës, qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkuan edhe anulimin e ligjeve të kundërshtuara prej tyre.

Në përfundim të tubimit, protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen sërish nesër në protestën para Parlamentit.

“Nesër në 10:00! Edi Rama, dorëhiqu!”, ishte një prej thirrjeve të përsëritura në mbyllje të protestës.