TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 41-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se duke e kanosur me thikë, i vodhi me dhunë çantën me sende personale, një shtetaseje gjermane, te Liqeni Artificial.
Një ditë pasi iu vodh me dhunë çanta me sende personale, nën kërcënimin e thikës, te Liqeni Artificial, shtetasja gjermane T. K., 50 vjeçe, është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për të falënderuar efektivët që u angazhuan për zbardhjen e rastit.
“Duke vlerësuar reagimin e shpejtë të Policisë, identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar, si dhe gjetjen e sendeve të saj personale, shtetasja gjermane ka shprehur mirënjohjen e saj për punën dhe profesionalizmin e efektivëve të Policisë së Komisariatit Nr. 1”, tha policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas marrjes së njoftimit për vjedhjen me dhunë, organizuan operacionin policor të koduar “Reaction”. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën me sende personale shtetases gjermane, duke e kanosur me thikë. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë dorëzuar 50-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.