AKTUALITET, 23 September 2026, 18:26

Ambasadorja e BE takohet me kryetaren e KLP, diplomatja evropiane: Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE  

Ambasadorja e BE takohet me kryetaren e KLP, diplomatja evropiane: Një

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ku në fokus ka qenë reforma në drejtësi dhe prioritetet e sistemit të prokurorisë në Shqipëri.

Përmes një reagimi të publikuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e një sistemi të fortë drejtësie në procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas saj, gjatë takimit me Bogdanin u diskutua mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Postimi:

“Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit tim me Mirela Bogdanin, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, diskutuam mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë në Shqipëri, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Theksova se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë institucione të drejtësisë të forta, të përgjegjshme, të pavarura dhe efektive, duke kontribuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe në forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë,” Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.