AKTUALITET, 23 September 2026, 21:54

Plagosje me thikë pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të shkollës “Petro Nini”.

Bëhet me dije se i plagosuri po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të plagosjes, ndërsa nuk ka ende informacion të detajuar për autorët e përfshirë në ngjarje.

Policia pritet të japë më shumë informacion dhe detaje rreth kësaj ngjarjeje.