BOTA, 28 Maj 2023, 19:41

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Turqi, reagon për herë të parë Erdogan: Përjetuam një festë të demokracisë!

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Turqi, reagon për herë të

Ditën e sotme në Turqi u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku Rexhep Tajip Erdogan arriti të fitonte me rreth 51.4 % të votave.

Sipas mediave të huaja, pas fitores, Erdogan ka mbajtur fjalën e tij, ku falenderon qytetarët që dolën në votime dhe shprehën vullnetin e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan falënderoi në veçanti popullin e Stambollit dhe shtoi se sot Turqia po përjeton një festë të demokracisë.

“Ne jemi të dashuruar me Stambollin”, tha Erdogan fillimisht. “Sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Ju përshëndes dhe ju përgëzoj nga zemra. Ne përjetuam një festë të demokracisë. Ju dolët në zgjedhje dhe duke pasur parasysh të ardhmen e fëmijëve tuaj shprehët vullnetin tuaj. Ju faleminderit të gjithëve”, tha më tej Erdogan.