BOTA, 28 Maj 2023, 13:51

Çudirat nga votimet në Turqi, gruaja merr qengjin me vete në vendvotim, çifti voton para se të martohet

Çudirat nga votimet në Turqi, gruaja merr qengjin me vete në

Turqia sot voton në balotazhin presidencial. Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë. Disa votues shkuan në mënyrë jo fort të zakonshme nëpër vendvotime.

Një grua mori me vete qengjin e saj, e cila u xhirua nga punonjësit e vendvotimit u bë virale në rrjetet sociale.


Po ashtu, një burrë u dërgua të votojë në krevatin e tij të spitalit, derisa një çift i ri shkoi të votojë nga ceremonia e tyre e martesës.

Çudirat nga votimet në Turqi, gruaja merr qengjin me vete në



Në balotazh, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan po përballet me kandidatin opozitar Kemal Kılıçdaroglu.

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, më shumë se 1,92 milionë persona kanë votuar tashmë në misionet e huaja dhe portat doganore të Turqisë, nga 20 deri më 24 maj.