BOTA, 28 Maj 2023, 17:42

Takimi me ‘dyer të mbyllura’ mes Putinit dhe Lukashenkos, lideri bjellorus shtrohet me urgjencë në Spitalin e Moskës në gjendje kritike

Takimi me ‘dyer të mbyllura’ mes Putinit dhe Lukashenkos,

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mësohet se është shtruar me urgjencë në një spital në Moskë, pasi ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ka qenë kryeopozitari i Bjellorusisë që e ka ndarë një lajm të tillë, i cili tha se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Lukashenkos erdhi pas takimit me dyer të mbyllura me presidentin rus Vladimir Putin.

“Sipas informacioneve që kemi, të cilat kanë nevojë për konfirmim shtesë, Lukashenko, pas takimit me Putinin me dyer të mbyllura, u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik Qendror në Moskë, ku ndodhet tani”, tha Valery Tsepkalo.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve lokale për t’i dhënë fund spekulimeve me fotografi dhe video të kreut që kryente detyrën më 15 maj, mjekët po ngrenë sërish shqetësime mbi shëndetin e tij sipas DailyMail.

Kujtojmë se 68-vjeçari mësohet se ishte shtruar në spital më herët në një gjendje ‘kritike’ pasi u rrëzua gjatë një udhëtimi për të takuar Putinin.