BOTA, 28 Maj 2023, 17:41

Zgjedhjet presidenciale/ Numërohen 35 % të votave në Turqi, ja cili është kandidati që po kryeson bindshëm

Zgjedhjet presidenciale/ Numërohen 35 % të votave në Turqi, ja

Ditën e sotme në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presicenciale.

Sipas mediave të huaja, nga 35.81% të votave të numëruara deri më tani, Erdogan është përpara me 58%, ndërsa Kilindaroglu merr 42% të votave.

Turqit votuan për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.

Vendet ndahen si më poshtë:

323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit

212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener

65 vende për partitë më të vogla të majta.