TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka kwrkuar parlamentit ukrainas të vendosë sanksione shtesë kundër Iranit për 50 vjet, sipas projekt-rezolutës pas vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.
Drafti përfshin një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjive, si dhe ndalimin e tranzitit iranian nëpër territorin ukrainas dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga Ukraina, shkruajnë mediat e huaja.
Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projektligjin që ai të bëhet ligj. Parlamenti nuk e ka caktuar ende votimin. Irani e ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake, duke përfshirë municionet shtegtuese Shahed që Rusia ka nisur në Ukrainë.