BOTA, 28 Maj 2023, 19:25

Erdogan pret konfirmimin zyrtar, dy liderët botërorë i urojnë fitoren presidentit turk

Erdogan pret konfirmimin zyrtar, dy liderët botërorë i

Fitorja e Erdoganit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por kjo nuk ka penguar udhëheqësit e Katarit dhe Hungarisë që ta urojnë atë për fitoren.

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, shkroi në Twitter: “Vëllai im i dashur Rexhep Tajip Erdogan, urime për fitoren tuaj dhe ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe që të arrini në të atë që populli vëlla turk synon në kushtet e progresit dhe prosperitetit dhe për marrëdhëniet e forta të dy vendeve tona për zhvillim dhe rritje të mëtejshme”.

Kryeministri hungarez Orbán nga ana tjetër shkroi: “Urime Presidentit Erdogan për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje!” duke shtuar, “Tebrikler, Sayın Cumhurbaşkanı!” që do të thotë “Urime zoti President” në turqisht.