TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 1500 protestues të klimës janë arrestuar nga Policia e Holandës, pasi ata bllokuan një autostradë kryesore në Hagë, raporton BBC.
Gjatë protestës, së organizuar nga grupi “Extinction Rebellion”, aktivistët ecën në autostradën A12 duke kërkuar t’i jepet fund subvencioneve të karburanteve fosil.
Policia përdori ujë për të shpërndarë turmën, por shumica prej tyre ishin përgatitur me xhaketa kundër shiut dhe veshje noti.
Shumica e të arrestuarve u liruan, por policia ka thënë se ndaj 40 prej tyre prokuroria ka nisur hetime.
Në mesin e protestuesve ishin disa holandezë të njohur.
1579 persona u arrestuan në total, ndërsa shumica prej tyre u dërguan me autobus për në polici.