TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një pushimi të madh të medias analitike shqiptare dhe analistëve të studiove të pavionit 5 dhe sidomos, pas rritjes së intensitetit të koronavirusit, gazetari Bejdo Malo, sjell për publikun shqiptar një shkrim me përmasa historike, që duhet të fusë në mendime, fëmijë, pleq, deri edhe të vdekūr.
Është shumë e vështirë për shkronjësin e rubrikës tonë, që të gjejë fjalë, për të përshkruar ato që thotë Bejdo për lavdinë e biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë, të kësaj kohe.
- Turp i madh për ne gazetarët, që s'lëmë të pavërtetë pa thënë, që sajojmë, gënjejmë, shkruajmë çmendurira, i kryqëzojmë, pa fakte, pa baza, pa intervistuar, pa dokumenta, pa shkuar në institucione, por thjesht me thashetheme. Turp të na vijë për ato që kemi shkruar, - thotë Bejdo në shkrimin e tij.
Ja pjesa më e spikatur dhe më gjithëlëpirëse në shkrimin e Bejdos:
"Pse nxijmë e katranosim gjithçka. Unë e them me bindje se s’ka biznesmen dhe njeri me serioz se Zamir Mane, se Agim Zeqo, se Vladimir Kosta, se Luan Leka, se Gentian Sula, se Dritan Cela, se Artan Tulaku, se Agron Duka ,se Lefter Koka, se Gjergj Luca, se Flamur Hoxha, se Ylli Braka, se Mark Gjini, se Xhaf Lami, se Shefqet Kastrati, se Fitnete Sula, se Llambi Angjeli, se Behar Male, se Hajri Elezi, se Faik Curri, se Ram Geci, Muharrem Hocja e dhjetëra e dhjetëra të tjerë që e kanë çuar ketë vend në ekonominë e vërtetë të trgut. Për këta njerëz mjafton të thuhet e vërteta e thjeshtë, dhe i kemi shërbyer Shqipërisë. Ndaj ka ardhur koha të jemi seriozë, të jemi të përgjegjshëm për atë që shkruajmë. Kur mirë s’ bën pse të fryn shejtani në vesh për të bërë pis profesonin e gazetarit", shkruan Bejdo.
PS. Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Bejdos, botuar në portalin vizion.com.al!
/TPZ.al/ Tej e Këtej/
SHKRIMI I PLOTË:
Lexoj pothuajse çdo ditë nëper portale por edhe ne ndonjë gazetë shkrime kundër biznesmenëve që kanë punësuar dhe mbajnë me bukë me qindra mijëra familje shqiptare. Madje ne kry te listës janë ata bisnesmenë që punësojnë nga 100 deri ne 1000 puntorë. Lexova dije një shkrim të gjatë kundër bisnemenit më të suskeshëm dhe me bashkëkohor shqipëtar Zamir Mane. Portal pas portali me shënimin në fund marrë nga….x portal.
Një shkrim i gjatë me sulm aq të ndyrë i njëanshëm pa asnjë normë dhe kriter gazetarie, pa etikë pa kulturë. Dukej që në kry të heres që ishin ngritur në mëngjes dhe kujt do ti nxjimë jetën. Duke përfituar nga mungesa e një ligji për portalet zbrazin cdo lloj artilerie kundër bisnesmenve. Por po ta njofësh problemin nga afër po ta shikosh kush i shkruan kush i urdhëron bindedh menjherë se media në Shqipëri po kalon një super krizë. Nga një trainim në Sekratariatin e Kultures në SHBA, porosia çdo kryeredaktori në mëngjes ishte. Mos me biznesmenët, mos me ata që mbajnë njerëzit me bukë, që punësojnë mijëra. Matuni disa herë para se t’i sulmoni.
Mos u ndikoni nga qarqe mafioze për të sulmuar biznesin. Një biznesmen për të arritur atje ku është ka sakrifica të mëdha. Kjo porosi ishte e shtrirë edhe tek politika. Po ç’ndodh tek neve. Pa e njohur fare Zamirin, Agimin, Shkelqimin dhe te gjithë biznesmenët u bëjmë biografi të tmerrshme. S’lemë të pavërtetë pa jua thënë. Sajojmë. Gënjejmë. Shkruajmë çmendurira. E kryqëzojmë. Fjalori kundër tyre tërë marrëzira, pa fakte pa baza, pa marrë mendimin e tyre, pa i hulumtuar, pa i intervistuar, pa dokumenta, pa shkuar në istutucione, por thjesht me thashetheme. Po po ti takosh, po t’i intervistosh, po ti pyesesh atëherë të vjen turp nga ajo që ke shkruar.
Të vjen rëndë që i ke renë me qafë Zamir Manes. Ai eshte kryenjeriu i biznesit shqiptar me meritë. Gjergj Luca është bisbesmen serioz dhe i sukseshëm sepse për tridhjetë vjet ka punuar natë e ditë duke i qëndruar besnik ekonomisë së tregut. Po keta biznesmenë mbajnë shtetin në këmbë, mbajnë politilën në këmbë, median. Atëherë çfarë ndodh. Pse biem kaq poshtë. Pse e kemi kuptuar kaq keq median e lire, lirinë e medias. Pse qëllojmë pas fërngjive.
Pse nxijmë e katranosim gjithçka. Unë e them me bindje se s’ka biznesmen dhe njeri me serioz se Zamir Mane, se Agim Zeqo, se Vladimir Kosta, se Luan Leka, se Gentian Sula, se Dritan Cela, se Artan Tulaku, se Agron Duka ,se Lefter Koka, se Gjergj Luca, se Flamur Hoxha, se Ylli Braka, se Mark Gjini, se Xhaf Lami, se Shefqet Kastrati, se Fitnete Sula, se Llambi Angjeli, se Behar Male, se Hajri Elezi, se Faik Curri, se Ram Geci, Muharrem Hocja e dhjetëra e dhjetëra të tjerë që e kanë çuar ketë vend në ekonominë e vërtetë të trgut. Për këta njerëz mjafton të thuhet e vërteta e thjeshtë, dhe i kemi shërbyer Shqipërisë. Ndaj ka ardhur koha të jemi seriozë, të jemi të përgjegjshëm për atë që shkruajmë. Kur mirë s’ bën pse të fryn shejtani në vesh për të bërë pis profesonin e gazetarit.