TEJ E KETEJ, 1 Prill 2020, 14:08

Shpërthen avokati i ditur: Bjerini këmbës, nuk ka shkatërrim, na mbrojnë malet dhe deti Adriatik! 

Shpërthen avokati i ditur: Bjerini këmbës, nuk ka

Ky koronavirus vazhdon të transformojë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, avokatin tonë shumë të ditur, Spartak Ngjela.

Nga zëdhënës i FBI-së dhe Departamentit të Shtetit, avokati ka pësuar një mutacion të madh dhe të çuditshëm, duke u kthyer në një interpret, për koronavirusin dhe forcat e errëta, që veprojnë në Shqipëri.

Këto forca, që avokati i quan "sorra",  i vendos përballë 30 mjekëve të talentuar shqiptarë, që po shërojnë Italinë.

- Është për turpin e sorrave, që nuk e durojnë dot intelektin e lartë, - thotë avokati.

- Nuk ka shkatërrim zotërinj, bjerini këmbës, neve shqiptarëve na kanë mbrojtur dhe do të na mbrojnë malet më magjike të botës dhe deti Adriatik, të cilët nuk i njohin sorrat dhe janë tallur me to, - vijon ai ashpërsisht.

PS. Më poshtë, hidhini një sy, statusit të avokatit tonë të njohur, zotni Spartak Ngjela!

/TPZ.al/ Tej e këtej/

SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE

Dëgjova mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në spitalet italiane, në ndihmë kundër koronavirusit.

Janë angazhuar të gjithë në spitalin e Breshias, i cili është më i prekuri spital nga sëmundja epidemike. Bravo!

Ishin mjekë të rinj, dinjitozë dhe me një theks human në ato që thoshin nëpër intervistat që iu jepnin televizionëve italianë.

Të gjithë të qeshur dhe optimistë... që flisnin një italishte të nivelit të lartë. Më bënë edhe mua optimist dhe krenar për ta.

Kurse sorrat këtu krakëllijnë kundër tyre... Është për turpin e sorrave, se nuk e durojnë dot intelektin e lartë, dhe po kërkojnë shkatërrimin. Nuk ka shkatërrim, zotërinj, bjerini këmbës! Neve shqiptarëve na kanë mbrojtur e do të na mbrojnë malet më magjikë të botës, dhe deti Adriatik, të cilët nuk i njohin sorrat dhe janë tallur më to.