TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit nga Apeli i GJKKO.
Tahiri përmes avokatit të tij ka kërkuar sot nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO.
Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.
“Pezulloni vendimin, është kundër interesave të mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse me ka dënuar jashtë kompetencave të saj”, thuhet në rekursin e Tahirit.
“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjetër edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.
Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet në vijimin e kërkesës bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykatës.