TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha zhvilloi dje një tryezë për krizën energjetike. Akuzat i hodhi në drejtim të qeverisë, e cila sipas tij përdor si justifikim argumentin se kriza në sektorin e energjetikës është shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Ndërkohë Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zgjodhi ditën e sotme që t’i kundër përgjigjej Sali Berishës. Nga foltorja e Kuvendit, Balluku i kujtojë opozitës se si ishte situata energjitike në 2013.
“Në një tryezë ishin faktorët që kanë dërrmuar sektorin energjitike. Ata thonë që Shqipëria prodhon 98% të energjisë ujore. Në vitin 2013 pasi plaçkitën, ata morën edhe kaskadat ujore. Morën Matin dhe e privatizuan në këmbim të kompensimit të TVSH. Nuk u mjaftuan dhe privatizuan edhe kaskadën e Bistricës. Prej dy vitesh jemi duke përfunduar dy projekte të mëdha dhe gazifikimin e vendit. Është një projekt me kompanitë më të mëdha të Amerikës. Do e përfundojnë në kohë rekord. Jo vetëm ndezjen e TEC-it, por edhe tubin gazsjellës nga porti i Vlorës në zonën e TAP në Seman. Do nis për tu shpërndarë qoftë në Itali apo vende si Bullgaria.” tha Balluku.
Sipas Ballukut opozita ëndërronte ta kishte në punë TEC-in e Vlorës, ndërkohë që shoti se Skavicën dikur e përdornin si kalë beteje ndërsa sot sulmojnë projektin në fjalë.
“Ju ëndërronit të kishit TEC e Vlorës dhe për Skavicën. Skavicën nuk keni lënë ditë pa e lavdëruar por nuk e përdorët dot kurrë. Sot në terren ndodhen grupet e punës . Amerikanët po studiojnë gjeologjinë. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla dhe çfarë është e vërteta. Keni parasysh se çfarë keni bërë.” tha Balluku.