AKTUALITET, 21 Prill 2022, 12:11

Tabaku tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, e sfidon Rama: Nëse më pret në shtëpi do të pi një gotë ujë nga çezma, do të bëj video dhe do e hedh në 'Tik Tok'

Tabaku tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, e
Edi Rama -Kryeministër

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku, e cila tha se uji në Tiranë që vjen në çezmat e qytetarëve, nuk është i pijshëm.

Rama tha se ai është i gatshëm që të pijë ujë nga çezma e deputetes Tabaku, të cilën e ftoi që ti hapte dyert e shtëpisë së saj.

“Sapo të kthehem në shtëpi nga çezma do pi ujë në shtëpi nga çezma do e postoj. Unë jam i gatshëm nëse zonja Tabaku më pret në shtëpinë e saj, që të shkoj dhe të pi ujë nga çezma dhe do ta bëj video, dhe natyrisht që do ta bëj video, dhe do ta hedh jo në tëitter, por në tik-tok. Por ndërkohë jam i bindur që ke ndonjë djalë apo vajzë të vogël, që të ta mësoj tik-tokun (i drejtohet deputetit Helidon Bushati)”, u shpreh Rama.