TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për rekurs.
Në njoftimin e tyre, GJKKO sqaron se Çela kërkon rekurs për nenet që është deklaruar fajtorë.
Ndërsa nga ana tjetër, në kërkesën për rekurs, të përpiluar nga avokati mbrojtës i Çelës, Petrit Ismaili, nënvizohet mes të tjerash se ish-kreu i Policisë ka qenë aktiv në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike. Për këtë arsye ata kërkojë shfuqizim të masës arrest me burg.
Në rastin e të pandehurit Jaeld Çela, në dosjet gjyqësore të paktën katër fashikuj janë të plotësuar me burokraci nga DVP Vlorë, me veprime konkrete, me plane masash kundër kultivimit të lëndëve narkotike, me denoncime me emra konkret, edhe për të pandehurit në një procedim të lidhur.
Kjo burokraci nuk mund të jetë e padukshme për Gjykatën sa të përshkruaj se i pandehuri nuk ka marrë masa për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale.
Në shkresën përcjellëse Kthim Përgjigje, nr. 372 port dt.09.03.2017 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, theksohet se nga DVP Vlorë dhe konkretisht nga stacioni i Policisë Selenicë, ka patur gjithsej 225 informacione, 95 raste për kultivim të lëndëve narkotike në mbështetje edhe të 32 rasteve të paraqitura nga strukturat operacionale nga DPPSH dhe SHISH dhe asgjësimin gjithsej të 220.732 bimëve narkotike në 794 parcela.
Ky tregues është mjaft i qartë që jo vetëm kjo strukturë ka funksionuar në luftën kundër kultivimit, por në asgjësimin e plotë në bashkëveprim edhe me operacionin ajror të monitoruar edhe nga helikopterët e Guardia di Financa, të sugjeruara për monitorim nga strukturat drejtuese të DVP Vlorë, vet rekursuesi Jaeld Çela.
Përsa më sipër bazuar në nenin 432/a. 441/dh të Kodit të Procedurës Penale nga Gjykata kërkojmë:
Pranim të Rekursit.
Ndryshimin e vendimit nr 3. dt. 26.06.2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr 60 dt. 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes pasi zbatimi i ligjit material nuk diktohet nga nevoja për rivlerësimin e fakteve apo të provave të çështjes, me pasojë deklarimi të pafajësisë për rekursuesin Jaeld Çela.
Njoftimi i GJKKO:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Kërkesa për rekurs: