AKTUALITET, 21 Prill 2022, 10:13

Debati brenda PD, Berisha: Unë Alibeajn nuk do ta njoh kurrë!

Debati brenda PD, Berisha: Unë Alibeajn nuk do ta njoh kurrë!

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur debatet që ka pasur me kryetarin e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, të cilin ai theksoi edhe një herë që nuk e njeh si të tillë.

Berisha tha se “opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund e s’do e njohë kurrë PD një praktikë të tillë”.

Ndërkohë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, Berisha tha se praktika e ndjekur nga mazhoranca, “përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze cdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të mirrnin pjesë të gjitha palët”.

Sali Berisha: Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund e s’do e e njohë kurrë PD një praktikë të tillë.

Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit, praktikë që diskretiton institucionin e Presidencës e vetë zgjedhjen e Presidentit, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër veç të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon.