TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në selinë blu vijon që prej orës 09:00 mbledhja e grupit parlamentar. Mbledhja është thirrur nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj, para nisjes së seancës plenare në Kuvend.
Pritet që grupi të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajnë për negociatat me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sakaq, gjatë diskutimeve Albana Vokshi i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt që të bëjë kërkesë në Kuvend për pesë deputetët e përjashtuar. Vokshi kërkon që deputetët e përjashtuar në janar të cilësohen si pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
“Jemi pesë deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, ka thënë Vokshi.
Nga ana tjetër, sot pritet me interes se cili do të jetë qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij në Komisionin e Rithemelimit. Berisha është shprehur më herët se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për të zgjedhur kreun e shtetit, duke e cilësuar si farsë të kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu pritet edhe qëndrimi që do të mbajnë edhe deputetët e tjerë.
I pyetur më herët nëse do të marrë pjesë në tryezën e PS për presidentin, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se kjo do të vendoset në grupin parlamentar.
Deputetët që janë paraqitur deri tani në mbledhje janë:
Dhurata Çupi
Tritan Shehu
Luan Baçi
Seladin Jakupllari
Zef Hila
Ramadan Likaj
Flamur Noka
Zheni Gjergji
Bujar Leskaj
Isuf Çela
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Ervin Salianji
Edmond Spaho
Dashnor Sula
Arbi Agalliu
Sali Berisha
Andia Ulliri
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Sajmir Korreshi
Belind Këlliçi
Kasem Mahmutaj.