TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbledhjes së zhvilluar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se lidhur me çështjen e presidentit PD ka vendosur të dalë përballë kryeministrit Edi Rama. Alibeaj deklaron se PD e ka detyrim për t’u dhënë shqiptarëve një president.
“Na duhet presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të degradojë procesi zgjedhjes futur ne zarfe të turpshme dhe qesharake. PD mund të shmanget me bishtin ndër shalë, kjo është një mënyrë që s’duhet të funksionojë.
Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Simbolizon edhe gjysmën që përfaqëson opozita. Është detyrim i opozitës ky! Duhet një proces që do të respektojë figurën e presidencës.”, u shpreh ai.
Po ashtu, Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha vetëm shkaktoi shumë zhurmë, ndërsa dha qëndrimin e tij kundër. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeaj tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve dem0okratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.
“Një çështje që u diskutua ishte ajo e qëndrimit që PD duhet të mbajë për zgjedhjen e presidentit. Duhet që të konsultohemi të gjithë deputetët që qëndrimin që duhet të mbajmë, duke marrë opinionet e deputetëve për të mos pasur qëndrim final të Grupit Parlamentar. Gjithmonë ndodh që vjen zoti Berisha, që nuk ka rol, jep opinionin e tij, jep mendimin e tij, por unë mund të them mendimin tim.
Berisha vjen i paftuar. Zgjedhja e presidentit ka shumë rëndësi, edhe pse kompetencat e kreut të shtetit janë të pakta. Opozita duhet të kishte më shumë mundësi që t’i vinte këpucët në një këmbë Ramës. Rama s’e ka të drejtën që të zgjedhë presidentin. Rama ka dy deputetë non grata, për blerje votash”, deklaroi Alibeaj.