TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur me debate ditën e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.
“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”
Alibeaj nga ana tjetër sqaroi se nuk është peng i askujt.
Me tone të larta ka ndërhyrë Flamur Noka, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.
Ndërsa, duke u kthyer tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, ish-kryeministri Berisha u shpreh se ai që ndihet opozitar i vërtetë, nuk mund të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi “proces mafioz të zarfeve sekrete.”