AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 13:52

Tregu i pasurive të paluajtshme, Guvernatori Sejko: Është paralajmëruar rënie çmimesh, por nuk sinjalizon krizë në ekonomi

Tregu i pasurive të paluajtshme, Guvernatori Sejko: Është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nga Kuvendi i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputetët, ku tha se institucioni përgjegjës po monitoron efektet në ekonomi edhe në lidhje me rënien e monedhës së euros dhe forcimin e lekut.

Sejko tha se në vendin tonë është rritur numri i kërkesave për blerjen e pasurive të patundshme të cilat kanë ndikuar dhe në kursin e këmbimit, ku theksoi se është paralajmëruar një rënie në çmim të këtyre të fundit, por nuk ka sinjal krize.

“Niveli i kursit është i panjohur, por hyrjet e shumta të turistëve shënuar 2.8 miliardë euro, tendenca hyrëse ka vazhduar dhe në tremujorin e parë, pra janë dyfishuar që ndikojnë në kursin e këmbimit. 260 milionë euro janë blerjet nga të huajt për pasuritë e patundshme, po shohim ndikimin që kanë në forcimin e lekut ndaj euros.

Si Bankë Qendrore kemi parë efektin që kanë pasuritë e patundshme, shqetësim është se sistemi financiar duhet të jetë i mbrojtur, perspektiva në rastet e rritjes së normës së interesit është që mund të kemi rënie në çmimet e pasurive të patundshme.

Ne vlerësojmë nivelin e çmimeve në raport me ndikimin në ekonomi, nuk kemi sinjale rrezikshmërie, situatë krize.

Psikologjikisht edhe agjentët besojnë tek euro, kursimtarët duhet të reagonin shumë. Depozitat duhet të rriteshin në lek jo në euro, në momentet e luhatjes së euros, mos të bëhen lëvizje pasi për momentin ne kemi stabilitet”, tha Sejko.