AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 14:23

EMRAT/ Vrasja e Florian Selimit, Gjykata e Fierit dënon me 19 vite burg dy autorët

EMRAT/ Vrasja e Florian Selimit, Gjykata e Fierit dënon me 19 vite burg dy

Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimit në vitin 2019.

Mësohet se gjykata ka dënuar me 19 vite burg  dy autorët  Kiri Mernica dhe Sadri Selaci, pas vrasjes së të riut i cili më 13 gusht u gjet i vrarë me thikë, ku trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.

23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.

Po ashtu, nga Polica mësohet se vrasja e të riut ka ardhur për motive të dobëta. Viktima kishte ndaluar për të rregulluar automjetin e tij, për shkak se kishte një defekt në gomë dhe pikërisht në këtë moment duket se është vrarë nga dy autorët. Policia po ashtu ka marrë në pyetje familjen e viktimës.

Babai i 23-vjeçarit Selimi, mësohet t’i ketë thënë hetuesit se në orët e vona të natës, ai ka marrë një telefonatë nga i biri, i cili i kishte kërkuar ndihmë për të rregulluar makinën. Floriani i ka treguar të atit se mjeti ka shfaqur një defekt dhe e ka lënë në rrugë.

Pas kësaj, ata nuk janë lidhur më dhe babai nuk e ka ditur vendndodhjen e të birit.