TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dalë para GJKKO-së paraditen e sotme.
Seanca ndaj tij ka nisur rreth orës 09:00. Kjo është hera e parë që ish-ministri paraqitet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Avokati i tij, në pjesën e parë të mbrojtjes, është përqendruar tek akuza e shpërdorimit të detyrës, duke ia kaluar përgjegjësinë Këshillit të Ministrave.
Ai pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjetikës, Mjedisit dhe Drejtësisë.
“Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit. Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit”, tha përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit.
Pala mbrojtëse e Lefter Kokës u shpreh se “Është e qartë si kristali se ish ministri nuk ka bërë shkelje”.
“Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera.
Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, janë sekuestruar dy pajisje kompjuterash brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat”, tha avokati
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën, që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.
Në seancë gjyqësore, pas kafazit prej xhami ndodhet edhe ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako.