AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 13:01

Bovillës i "plasin ujërat", çahet tubacioni te "Kafja e Rremës"

Bovillës i "plasin ujërat", çahet tubacioni te

Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës është çarë dhe dëmtuar në disa segmente të tij, duke bërë që uji të ngrihet në ajër deri në disa metra.

Tubacioni është çarë që mbrëmjen e djeshme për shkak të punimeve të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, në zonën e njohur ‘Kafja e Rremës’.

Sipas UKT-së ka nisur puna për të riparuar tubacionin dhe defekti nuk do të ketë ndikim te furnizimi me ujë i Tiranës.