AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 13:00

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Llogara

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Llogara

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Llogara. Sipas të dhënave të deritanishme, nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

"Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në Llogara. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet A. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,"- bën me dije Policia e Shtetit.