AKTUALITET, 28 Maj 2023, 09:42

Tragjike në Itali, 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje, mbrëmjen e maturës

Tragjike në Itali, 19-vjeçari shqiptar përplaset për
Kevin Murataj dhe vendi ku ndodhi aksidenti tragjik

19-vjeçari që humbi jetën teksa kalonte rrugën në Lignano quhej Kevin Murataj: u përplas nga një makinë pasi doli nga një piceri me shokët e klasës.

Ishte menduar të ishte një mbrëmje feste dhe u kthye në një tragjedi. Ishte rreth orës 23:30 të së premtes së 26 majit, kur Kevin Murataj, djalë i një familjeje shqiptare, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po dilnin nga piceria "Stadio" në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën duke kaluar rrugën. Po në vend të kësaj, 19-vjeçari është përplasur për vdekje nga një makinë.

“Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediet italiane daja i 19-vjeçarit. 

I riu, i lindur në Foggia dhe banues në Latisana, ishte student i Mattei di Latisana. Pikërisht me klasën e tij po festonte fundin e rrugëtimit të shkollës së mesme: grupi kishte zgjedhur një piceri pranë stadiumit Teghil, në viale Europa, ku ka ndodhur edhe aksidenti fatal.

Pasi thirrja me kërkesën për ndihmë arriti në numrin e vetëm të urgjencës Nue112, stafi infermieror i Sores dërgoi në vendngjarje ekuipazhin e një ambulance nga Lignano Sabbiadoro.

Personeli shëndetësor nisi manovrat për shpëtimin e jetës dhe më pas e ka transportuar në urgjencën e Lignano, po nuk mbeti gjë tjetër veçse të dekretohet për vdekjen e të riut. Në vend mbërritën edhe karabinierët e Compagnia di Latisana.