AKTUALITET, 23 Dhjetor 2022, 08:30

Kthjellime e vranësira, si pritet të jetë moti për sot, temperaturat shkojnë deri në 18°C

Kthjellime e vranësira, si pritet të jetë moti për sot,

Shqipëria është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme.

Edhe sot, moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë