TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa mbetje të gjendura në oqean gjatë kërkimeve për nëndetësen e zhdukur, duket se i përkasin kësaj të fundit. Kjo është konfirmuar nga një ekspert, duke nënkuptuar se kjo e fundit mund të jetë shkatërruar në ujërat e Oqeanit Atlantik.
David Mearns, i cili është mik me dy nga pasagjerët në bordin e Titanit, u shpreh se mbetjet që janë gjetur janë pjesët e poshtme dhe të sipërme të nëndetëses që u shpall e humbur me 5 persona në bord.
Mearns ka zbuluar për Sky Neës se ai njeh miliarderin britanik Hamish Harding dhe nën-pilotin francez Paul-Henri Nargeolet, të cilët janë pjesë e ekuipazhit që ka humbur gjurmët prej ditësh.