AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 17:06

U aksidentua në punë, humb jetën 56-vjeçari shqiptar në Greqi (EMRI)

U aksidentua në punë, humb jetën 56-vjeçari shqiptar

Një 56-vjeçarit shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në zonën Faliro të Kavallës.

Mediat greke raportojnë se Kristo Çepa ka mbetur i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël, ndërkohë gjatë nxjerrjes së tij është lënduar edhe një zjarrfikës.  Viktima menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij.

Për nxjerrjen e tij është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht plagët e marra në trup i morën jetën shqiptarit.