AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 19:47

Vidhen para online, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kemi nisur punën për identifikimin e autorëve, denonconi

Vidhen para online, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kemi nisur

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët kryejnë fushatë mashtrimi kompjuterik, me anë të të cilës u merreshin shuma të ndryshme monetare personave dhe kompanive.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.