AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 18:54

Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplas këmbësorin, humb jetën 49-vjeçari

Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplas

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar këtë pasdite në Lushnje. Policia bën me dije se vendin e quajtur "Rotondo e Plugut", Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.