AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 17:45

Hetimet për disa vepra penale, Arben Ahmetaj përfundon pas 5 orësh dëshminë në SPAK

Hetimet për disa vepra penale, Arben Ahmetaj përfundon pas 5

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë në SPAK, pas më shumë se 5 orësh.

Mësohet se ai është pyetur në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij, pasi dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Më herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Ballaku dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan.