AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 17:34

Situata në Veri në fokus, përfundon takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak, çfarë pritet të ndodhë

Situata në Veri në fokus, përfundon takimi i Kurtit me Borrell

Ka përfunduar takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Mësohet se tashmë nisur takimi tjetër ndërmjet Borrellit dhe Lajçakut, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për takimin me Kurtin, Borrell ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.