TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Korçës, mesditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit.
Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.
Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 24 vjeç, për veprën penale "Dhuna në familje", ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.