TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Matit ka arrestuar një pranga 42-vjeçar i cili theu masën “Arrest në shtëpi” për kultivim të bimëve narkotike me qëllim shmangien e ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas policisë, ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 30.03.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë.
42-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga Policia në vitin 2019, në rrethin Mat.