AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 19:55

Po lundronin drejt Korfuzit, veliera me 4 turistë përplaset me masivin e rërës në bregdetin e Durrësit

Po lundronin drejt Korfuzit, veliera me 4 turistë përplaset me masivin

 

Policia e portit të Durrësit iu vjen në ndihmë 4 turistëve italianë që po lëviznin me një mjet lundrues velierë në drejtim të Korfuzit, pasi u përplasën me një masiv rëre.

Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.

Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.