TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë. Borxhi që ka qeveria dhe bashkitë për bizneset arrin në 12.8 mld lekë, ose 120 mln euro me kursin e sotëm të këmbimit. Ai është rritur me 5.3 mln euro nga dhjetori 2022 deri në mars 2023.
Rritje më e madhe e detyrimeve është regjistruar nëpër ministri, ndërsa bashkitë pothuajse kanë ruajtur të njëjtin raport.
Qeveria qendrore ka 63 milionë euro pagesa për të shlyer, pjesën më të madhe për gjyqe të humbura me individë dhe biznese dhe për mosshlyerjen në kohë të faturave në investime. Kompanitë që kanë fituar projektet për punë publike presin të marrin rreth 24 mln euro.
Ndërkohë, stoku i borxhit të të gjithë bashkive ka arritur në 57 mln euro, ku pjesa më e madhe e tij regjistrohet në Tiranë, Kavajë, Vorë, Durrës e Pogradec. Ndërkohë, ka edhe bashki si Korça, Kolonja e Shkodra, të cilat nuk kanë borxhe për të shlyer.