AKTUALITET, 21 Prill 2022, 13:59

Bujar Nishani përfundon në Sanatorium, si është gjendja e ish-Presidentit

Bujar Nishani përfundon në Sanatorium, si është gjendja e

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si Sanatoriumi.

Sipas burimeve ish-kreu i shtetit po trajtohet për infeksion pulmonar post-COVID.

Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Burime bëjnë me dije se po ndiqet nga afër gjendja e tij dhe në rast përkeqësimi të mëtejshëm mund të dërgohet për mjekim më të specializuar jashtë shtetit.