AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 14:34

EMRI/ Më plagë në kokë dhe nën sqetull, 54-vjeçari përfundon në urgjencën e Sarandës, çfarë ndodhi paraditen e sotme

EMRI/ Më plagë në kokë dhe nën sqetull,

Një 54-vjeçar është paraqitur në spitalin e Sarandës i plagosur. Sipas informacioneve të para, mësohet se i plagosuri është identifikuar si shtetasi Edmond Sulo.

Ky i fundit ka shkuar në urgjencë me dy plagë thike, një në kokë dhe një nën sqetull.

Nga të dhënat e para, 54-vjeçari është sulmuar me thikë nga një person, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Sakaq mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.