TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog.
Me një akt simbolik, para godinës së qeverisë janë vendosur në formë rrethore karriget e Kryeministrisë, si një tryezë e hapur diskutimi, ndërsa mbi to janë vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG”.
“Kush do dialog pa kushte, ku të dojë dhe kur të dojë, edhe këtu po të dojë”, thotë Rama.
Mbi ta janë vendosur letra që shkruajnë: Dialog. Ky veprim mësohet se janë vendosur nga vetë kryeministri Rama, veprim që vjen pas apeleve të shumta të tij dhe ministrave që protestuesit të dialogojnë për kërkesat e tyre.
Rama e ka bërë gjithashtu të qartë se me dhunë dhe me këtë mënyrë proteste ai nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij apo kërkesa të tjera të protestuesve.
Por përgjigjja e protestuesve ka qenë e menjëhershme. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “Jep dorëheqjen”, duke i kërkuar largimin nga detyra kreut të qeverisë.

