AKTUALITET, 19 October 2026, 22:43

“Rroftë Edi Rama!”, Demalia debaton ashpër me Gjinishin: Ju nuk jeni burra, pas protestës është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem 

“Rroftë Edi Rama!”, Demalia debaton ashpër me Gjinishin:

Analistët Ilir Demalia dhe Ermir Gjinishi debatuan ashpër në studion e emisionit të “Të Paekspozuarit” për reagimin e qeverisë që nuk ka dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe raportimet e mediave. Demalia akuzoi median se po i hedh benzinë zjarrit dhe tha se pas protestave qëndrojnë ekstremistët islamikë dhe ANTIFA, por Gjinishi iu përgjigj se qeveria nuk e ka dënuar kurrë dhunën ndaj protestuesve.

Pjesë nga debati

Demalia: Ju nuk jeni burra. Në botë është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem.

Gjinishi: Rroftë Edi Rama.

Demalia: Ju e keni zaptuar politikën bashkë me Edi Ramën.

Gjinishi: Ule zërin, nuk po flet në kafe. Nuk jemi në kafe këtu. Mua mos ma drejto gishtin.

Demalia: E kam me të gjitha mediat.

Gjinishi: Do të pushosh apo jo? Pusho!

Tela: Gazetarët e terrenit janë më të persekutuarit, ata janë pasqyra.

Gjinishi: Ka ardhur koha të themi të vërtetat siç janë. Dhuna dënohet në të gjitha rastet. Qeveria, ndryshe nga ty, nuk e ka dënuar kurrë dhunën ndaj protestuesve.

Demalia: Kush s’e ka dënuar? Drejtori i Policisë po.

Gjinishi: Unë s’të ndërpreva.

Demalia: Vazhdoni, rreni!

Gjinishi: Kush rren, mo?