TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zv.ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, pranoi se ka patur raste të punonjësve të policisë që kanë shkelur protokollin dhe janë pezulluar.
Pjesë nga biseda
Xhemal Qefalia: Këto ditët e fundit, javën e fundit, dita e fundit ka qenë shumë e dhunshme, përplasje me policinë, dhunë ndaj insitucioneve dhe pronës private.
Janë element që kanë dalë jashtë kontureve të një protestë normale. Disa përplasje të jenë edhe fatale.
E drejta e fjalës dhe e protestës është e garantuar. Çdo protestë ka qëllimet e saj dhe kërkesat, por Policia e Shtetit është aty për të vendosur rendin, për të garantuar jetën e qytetarit, ruajtjen e rendit publik dhe pronës private.
Nxorrët një përfaqësues të protestës që qenka i dëmtuar, dua t’i uroj shërim të shpejtë protestuesve të dëmtuar, por edhe policisë që kanë pësuar dëmtimeve. Nuk dua të ndaj sa janë protestues dhe sa policë, por i uroj shërim të shpejtë. Veprime të kësaj natyre kërkojnë impenjim edhe të forcave të policisë.
Policia e Shtetit është aty për të siguruar rend dhe qetësi.
Ylli Rakipi: Është përdorur dhunë e paprecedentë. Edhe në momentet kur janë të neutralizuar protestuesit i godasin me shkopa dhe shkelma. Ky protokoll ku ekziston në vend tjetër?
Xhemal Qefalia: Kemi evidentuar punonjës që kanë shkelur protokollin dhe drejtori i policisë ka njoftuar pezullimin e tyre, janë organe të tjera, AMP dhe sektori i standardeve, që monitorojnë veprimet dhe protokollet. Ndaj këtyre punonjësve që në armatën e madhe prej 12 mijë punonjësve kanë kaluar kompetencat, do të ketë ndëshkim dhe janë pezulluar.