AKTUALITET, 19 October 2026, 22:10

Aktivisti i fashuar përballet me zv.ministrin e brendshëm: Më dhunoi policia me shufër hekuri! Qefalia: Të shkuara!

Aktivisti i fashuar përballet me zv.ministrin e brendshëm: Më

Aktivisti Ndrec Pjetri, është përballur me zv.ministrin e brendshëm, Xhemal Qefalia, në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ku është shfaqur i fashuar dhe ka shpjeguar se u dhunua nga policia me "shufra hekuri" gjatë protestës në Durrës. 

Pjesë nga biseda: 

Ndrec Pjetri: Edhe pse pushteti po uron që të kemi përplasje fatale, deri tani nuk ka, pavarësisht se pushteti këtë uron. Tha se i vjen keq për dëmtimin, por këtë drejtoja drejtorit të Durrësit, pasi protestuesit e dëmtuar i dërgon në paraburgim dhe jo në spital. Policia pse përdor armë jo të pranueshme në protestë, Jam goditur me shkopinj hekuri, është në kamera, askush nuk ka marrë masë. Zv.ministri thotë që ka agjenci të mbikqyrjes policore. Për shkeljet e policëve, paska procedurë shumë të gjatë, ndërsa protestuesit përplasen në paraburgim. Ne jemi thjesht dy palë, që jemi viktima si policët si ne. Duke qenë se jemi të dy palët vitikma, edhe drejtuesit duhet ta kenë sjelljen të barazvlefshme për të dyja palët.  

Xhemal Qefalia: Nuk jam në dijeni për rastin konkret. Nuk merr masë ministri apo zv.ministri. Organizata e policisë drejtohet nga drejtori i policisë dhe qarqeve. Më vjen keq që jeni në këtë gjendje. Nëse në rastin tuaj ka abuzim nga punonjësit e policisë, padyshim që do të merren masat për atë polic që ka tejkaluar kompetencat. Kështu është e ndërtuar, kështu funksionon kuadri ligjor.  Për rastin tuaj nuk kam informacion dhe nuk mund t’ju jap përgjigje. Ju uroj shërim të shpejtë!