TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, i pyetur nga analisti Nikollë Lesi për rolin e policisë kriminale për protestën, u shpreh se në makinat e policisë janë gjetur sot aparatura që përgjonin lëvizjen e makinave të policisë.
Pjesë nga biseda
Lesi: Zoti zv.ministër. Unë nuk thashë që policia të hetonte mendimet kriminale të studentëve, por elementët krminalë.
Qefalia: Elementët kriminalë.
Lesi: U dogjën instucionet.
Qefalia: Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe shkëmbejmë dhe marrin informacione ndërkombtarisht të cilët gërshetojnë. Padyshim policia kriminale ka informacionet e duhura dhe gjithçka do të bëhet prezent aty ku do të kërkohet informacioni. Meqë po kërkon, po të jap një informacion. Në makinat e policisë janë gjetur sot aparatura që përgjonin lëvizjen e makinave të policisë, të vendosura se nga do të lëviznin.
Gjinishi: Në makinat e policisë janë gjetur këto?
Qefalia: Në makinat e policisë janë gjetur dhe këto janë informacione.
Lesi: Kjo është rëndë zoti zv/ministër.
Qefalia: Është ë rëndë, por është prezente. Dhe kjo gjë duhet parë me kujdes.