AKTUALITET, 20 October 2026, 09:45

Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për 28 persona të ndaluar në protestë, seancat kanë nisur

Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për 28 persona të

Në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të shqyrtohen sot masat e sigurisë për 28 persona lidhur me protestën e dhunshme që po zhvillohet prej disa ditësh në Tiranë.

Seancat gjyqësore do të nisin në orën 09:00 dhe do të shqyrtohen nga gjyqtarët Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.

Dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia në trazirat që kanë shoqëruar 7 ditë protesta në kryeqytet, për shkatërrim të pronës dhe kundërshtim me dhunë të efektivëve të policisë.